Krimi horror në Paskuqan/ Gjykata e Apelit reagon për lirinë e Dan Hutrës: Kërkoi ndryshim të masës, por ju refuzua

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ju është drejtuar me një shkresë zyrtare mediave lidhur me lirimin e autorit të ngjarjes makabër në Paskuqan, Dan Hutra i cili ishte në burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në shkresën zyrtare thuhet se me datë 04.01.2023 Dan Hutra ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Kjo kërkesë më pas është rrëzuar më datë 14.02.2023, nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit.

Njoftimi i plotë: 

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *