Lori Hoxha ka reaguar ndaj komentit të gazetares Sonila Meço për ‘Big Brother VIP Albania’. Edhe pse komenti u bë tek ‘close friends’ në Instagram, ajo që Lori shkroi për Meçon u bë publike.
“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta. Yeah, kavie të gjithë nga pak”,- shkruan Lori.
Ky koment, vjen pas shkrimit që bëri ditën e sotme gazetarja Sonila Meço për ‘Big Brother’. Ajo i quajti banorët dhe shikuesit e këtij formati ‘kavje’, madje tha se banorët janë mjaftueshëm të rritur për t’u konsideruar viktima, për t’iu bërë gjyqin e për t’u përdorur në një ‘laborator mekanik’, siç i quan ajo.