Ermiona reagon për herë të parë pas përjashtimit nga “BBV”

Ermiona Lekbello ka bërë postimin e parë në Instagram, pas përjashtimit të saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” këtë mëngjes. Jona ka ndarë në ‘Instastory’ një foto të saj ku duket e përqafuar me Luizin, të cilin e cilëson si fitues.

Siç e përmendte shpesh edhe kur ishte brenda, ajo ka publikuar edhe foton e vajzës së saj, Lisës. “Të dua më shumë se jetën time. Ti je jeta ime,”-shkruan ish-miss-i krahas një fotoje të vajzës.

Kujtojmë që vendimi për përjashtimin e Lekbellos u mor mëngjesin e sotëm nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi.

Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *