Amos Zaharia, ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, po vijon normalisht jetën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, brenda ‘BBV’, Dea Mishel Hoxha, e cila u duk sikur kishte një pëlqim për Amosin, ndryshoi kur ai u largua. Me hyrjen e banorit të ri, Shpat Kërleshit, Dea ka ndryshuar edhe pozicion në lojë, duke dashur të krijojë diçka me banorin nga Kosova.
I ftuar ditën e sotme në ‘Wake Up’, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon.
Amos: Me Dean marrëdhënia kishte shumë ngjyrë. Kishte potencial që diçka të ndodhte, por nuk ndodhi. Jeta vazhdon nuk jam fare i mërzitur. Jeta vazhdon, siç Dea vazhdon jetën e saj brenda shtëpisë edhe unë jashtë.
Pyetja: Dea nga ti te Shpati, pra lule më lule, si e shikon?
Amos: Unë nuk e kam parë si lojë, çdo gjë që ka ndodhur aty ka qënë e vërtetë. Kur del jashtë shikon se disa njerëz bëjnë lojë e për hir të lojës bëjnë gjëra të caktuara. Nuk e di nëse po e bën për lojë.