Terrorizoi Tiranën me vrasje e plagosje, arrestohet Dan Hutra

Dan Hutra ka rënë në prangat e policisë pasi disa orësh arratie.

Hutra është arrestuar pasi ditën e sotme vrau 3 gra dhe u plagosi 3 të tjera.  Ky i fundit sot ka terrorizuar kryeqytetin, pasi ka kryer një masakër në Paskuqan, ndërkohë që ka kryer vrasje dhe plagosje në Kamëz dhe Astir. Ai u lokalizu pranë landfillit të Sharrës në Tiranë.

Dan Hutra prej kohësh kishte konflikte me ish-bashkëshorten e tij dhe qëndroi në qeli për dhunë në familje. Vetëm dy javë më parë ai doli nga burgu dhe ka nisur shantazhet dhe presionet ndaj ish-bashkëshortes. Sot në mesditë ai ka shkur te banesa e familjes së saj dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

40 vjeçari ka plagosur me armë Elena Hysën 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *