Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të autorit të 3 vrasjeve dhe 3 plagosjeve në Tiranë, Dan Hutrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi është shprehur se policia tregoi profesionalizëm për arrestimin e një krimineli të regjur. Më tej ai shton se kjo ngjarje mund të ishte shmangur nëse sistemi i drejtësisë do e kishte lënë në burg autorin për të shkuarën e tij kriminale.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave”, tha Çuçi.