Kush e liroi Dan Hutrën? ILD nis hetimet për gjyqtarët që lanë të lirë autorin e maskarës në Paskuqan

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për të zbuluar se si ka mundësi që autori i maskarës sot në Tiranë bridhte i lirë, ndonëse ka kryer shumë krime.

Në një njoftim për mediat, ILD bën me dije se do të nisë një inspektim për të parë nëse kanë shkelur ligjin gjyqtarët apo prokurorët.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *