“Çështja ‘McGonigal’, afera e shekullit”/ Berisha: Rama pagoi kundërzbuluesin e FBI-së për asgjësimin e opozitës; Iu vërsulën…

Kreu i PD, Sali Berisha e ka konsideruar çështjen “McGonigal” si aferën e shekullit.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka paguar kundërzbuluesin e FBI-së për të asgjësuar opozitën. Berisha gjithashtu u ndal edhe tek e dashura e McGonigal, Allison Guerriera e cila në disa intervista për mediat e huaja dhe ato shqiptare e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si një person të korruptuar.

Më tej ai tha se Rama përdori mediat në zotërim të tij dhe analistët që të relativizojnë deklaratat e Allison Guerrierës.

“Edi Rama me qëndrimet e tij, largoi në 8 vite, 937 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE-së. Duhet të bëjmë gjithçka për largimin e tij. Afera “McGonigal” është afera e shekullit, shumë herë më keq se Watergate. Kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së për të asgjësuar opozitën, pluralizmin. Dëshmoi mentalitetin kriminal të dajos dhe babait të tij biologjik të cilët kundërshtarin e kishin për ta vrarë. Ishte në anën e duhur babai im thotë ai. Si qenka në anën e duhur babai kur firmoste për varjen e poetit.

Nuk lexoj Kushtetutën thotë ai. Nëse një kryeministër nuk bazohet në Kushtetutë, ai është i rrezikshëm. Po të ishte diktator do kishte ligje diktature. Ai që nuk ndjek asnjë ligj, do ishte një despot primitiv. Jetojmë në një monizëm në të cilin asnjë e drejtë e juaja nuk është më e garantuar. Shihni se çfarë velloje e zezë mediatike mbulon qytetarëve. Një grup lakejsh kalon nga studio në studio për ta mbrojtur. Shtriga e këtij muaji ishte Alison Guerriera, sepse ajo denoncoi në FBI dhe pranoi burrin e vetë tradhtar të vendit të vetë dhe Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar. Propaganda e tyre u përqëndrua se si ta cilësonin Alisonin si një person me ngjyra negative. Çfarë bëjnë për relativizimin e të vërtetave, është mohimi i të vërtetave. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo mik, çdo komshi, me çdo socialist, të debatojmë e të diskutojmë me këto të vërteta. Sot kam marr një mesazh nga një socialist i cili më tha se nuk do ta votojë më kurrë këtë njeri”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *