Gjermani/ Këshilltarët e qeverisë besojnë se është e nevojshme të rritet mosha e daljes në pension në 68 vjeç në rast të kundërt pensionet do të shkojnë drejt një “shoku financimi”.
Fillimi i fazës kur paguhen pensionet e pleqërisë nuk mund të shkëputet nga zhvillimi i jetëgjatësisë në plan afatgjatë. Në këtë përfundim arrin një ekspertizë e Bordit Këshillimor Shkencor në Ministrinë Federale të Ekonomisë. Ajo që nevojitet në këtë situatë është një reformë, e cila në plan afatgjatë të përcaktojë moshën 68 vjeç si moshë të daljes në pension.
Si argumentim për këtë, ekspertët shkruajnë se që nga viti 2025 ekziston “një rritje tronditëse e problemeve të financimit në arkën ligjore të sigurimeve shëndetësore.
Ajo që nevojitet është një lidhje dinamike midis moshës së pensionit dhe jetëgjatësisë, sipas së cilës vitet shtesë të jetës duhet të ndahen sipas një rregulli të qartë midis “të punuarit më shumë dhe marrjes më gjatë të pensionit”. Vetëm atëherë mund të mbetet konstant raporti i kohës së kaluar në punë dhe asaj në pension.
Sipas situatës aktuale ligjore, kufiri i moshës për pensionin e rregullt të pleqërisë pa zbritje do të rritet gradualisht nga 65 në 67 vjet nga 2012 në 2029.
/Marrë nga Deutsche Welle/