Ka shkuar në 44 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit në Tempi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Siç theksoi Roubini Leontari, kreu i Shërbimit Ligjor të Larisës, ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar në 44 trupa, të cilët janë në gjendje shumë të keqe dhe pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me fëmijë të vegjël me moshë të llogaritur 20-30 vjeç.
Një proces shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, mjaft i gjatë pasi do të duhen disa ditë për identifikimin e plotë të viktimave. Disa nga viktimat janë të copëtuara, ndaj është shumë e vështirë edhe t’i identifikosh.
Në spital ndodhen 4 mjekë, ndërsa sipas informacioneve i pranishëm është edhe Shefi i Shërbimit Mjekësor Ligjor të Athinës.
Në të njëjtën kohë, gjashtë të rinj të moshës 20-25 vjeç po bëjnë betejën e tyre për të qëndruar gjallë në repartet e terapisë intensive në Spitalet e Larisës, ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar, të cilët janë shtruar në spital dhe marrin kujdes mjeksor.