Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Gjatë natës pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, të cilat gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Në Alpe dhe majat e maleve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona bregdetare 8 deri 20°C
në zona e ulëta 4 deri 19°C
në zona malore 1 deri 14°C