“Bëhu versioni yt më i mirë” Rama fton të rinjtë t’i bashkohen Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka 400 vende të lira pune pranë Forcave të Armatosura të vendit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i shtetit bëri me dije se ushtarakët tanë janë ndër më të paguarit në rajon. Ditën e djeshme u njoftua dhe hyri menjëherë në fuqi rritja me 7% e pagave të kësaj kategorie.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë” – shkroi kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *