Një video ku “miliarderi i TikTok” ka ndaluar në rrugët e Londrës këngëtarin shqiptar, Ardit Çunin, duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”, ka bërë xhiron e rrjetit.
Nëse fitonte sfidën, Arditi do të fitonte një orë me vlerë 220,000£. Këngëtari jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve në rrugë me zërin e tij, por e kaloi sfidën duke fituar gjithashtu edhe orën e shtrenjtë.
Këtë moment e ka ndarë së fundmi në Instastory-n e tij edhe vetë Arditi, ku duket se ka “thumbuar” pjesëmarrjet e tij të mëparshme në “Big Brother Vip” dhe në “Dancing With The Stars”, ku tek asnjëra nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh.
Kujtojmë që Ardit Çuni ishte një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Dancing With the Stars”, disa muaj më parë, ku triumfoi blogerja Sara Hoxha.