FOTO/ Aksidentoi dhe i këputi këmbën të resë shtatzënë. Autori 19-vjeçar është djali i Erzen Breçanit

Zbardhet emri i autorit që shkaktoi aksidentin e rëndë rreth orës 19:15 në Tiranë, pranë zonës së Kinostudios. Sipas informacioneve të policisë, autori është 19-vjeçari, Jehon Breçani, djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës.

Mesa mësohet nga burimet paraprake, autorit i ka dalë makina jashtë kontrollit nga shpejtësia e lartë dhe është ngjitur në trotuar duke goditur fillimisht këmbësoren, e cila po qëndronte në pritje të autobuzit, dhe më pas mjeti i fuqishëm e ka ndalur hovin duke u përplasur me një pemë dekorative në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, gruaja 30-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë mësohet se ka humbur njërën këmbë dhe ende ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. Nga përplasja e furishme është dëmtuar automjeti si pasojë e goditjes fillimisht me një mur anësor dhe pastaj me pemën, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë prej tij pa lëndime. Shtetasi 19-vjeçar, Jehon Breçani është shoqëruar nga uniformat blu për në  ambientet e Komisariatit nr.4 .

Ndërkohë e plagosura, që fillimisht po dergjej në trotuar është marrë më pas nga ambulanca dhe është dërguar për në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në vendngjarje arritën shpejt unifromat blu, por ngjarja u pa dhe u filmua nga shumë kalimtarë të rastit, të cilët në ato momente po lëviznin në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

May be an image of 1 person dhe text that says 'AA 022NA'

May be an image of 2 njerëz

May be an image of 1 person

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *