Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se kryeministri Edi Rama është sot “alarmi i kuq” për sigurinë e SHBA. Ai iu referuar lidhjeve të tij me agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Boçi tha se kryeministri është në hetim dhe çdo deklaratë e tij do të merret si provë nga drejtësia amerikane.
Pjesë nga fjala e Boçit: “Kur të flasë McGonigal të gjithë do të dëgjojnë. Do të dëgjojnë të gjithë, shqiptarët edhe bota. Falë drejtësisë amerikane u bë e qartë që qeveria shqiptare ka korruptuar për të sulmuar opozitën. Ky krim do të duhet ti shërbente për të zhvatur i qetë çifligun e tij. Kjo është e dënueshme penalisht e bërë nga një kryeministër në detyrë. Kur McGonigal u tërhoq nga detyra, ai mori aksionet e tij e TransOil group. Me shërbimet e tij për Loiu Bladel, ku iu dhanë 350 mijë një tjetër agjenti. Drejtësia amerikane e ka shpallur në hetim, kryeministrin shqiptar. Për të provuar si provë çdo regjistrim, provë apo material, përfshirë tekstet që Rama duhet ti dorëzojë në Grand Jury, mesazhet zanore, shënimet, letrat, janë të gjitha në dispozicion. Këto janë në dokumentet e Grand Jury. Opozita është e vendosur për të hedhur dritë në këtë çështje. Se çfarë përfaqëson sot Rama e ka thënë shkoqur, prokurori i SHBA, sipas të cilit nëse përfaqësuesi i një shteti të huaj kërkon të paguajë për ta mbështetur atë, ky do të ishte një alarm për sigurinë e SHBA. Pse e fshihni? Rama është alarmi i kuq i SHBA. A jeni i vetëdijshëm z. kryeministër për dëmin që i ke bërë Shqipërisë dhe imazhit të saj? Për krimin ndaj një numri subjektesh? Dorëheqja është imperative, hetimi është i pashmangshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar.”