Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij mbrojtëse në Kuvend lidhur me skandalin McGonigal pranoi se ai ka ngrënë darkë në New York me ish-agjentin e FBI-së tashmë të arrestuar. Kreu i shtetit theksoi se në këtë rast e kishte ftuar McGonigal, teksa kur agjenti ishte në Shqipëri, ishte Rama ai që e ftonte për darkë.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: “Jam përmendur 14 herë, jo akuzuar 14 herë
E vërtetë që ish-shefi i inteligjencës në NY më ka thënë që të jem i kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse.
Shumë e vërtetë, e kam thënë kemi pasur një marrëdhënie me shefin e inteligjencës së FBI. Ku është krimi?
Hera e 6 pika, 28: ai është takuar me mua në Shqipëri, fakt. Ku është kompromentimi? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Bisedat imagjinare janë gjë tjetër.
Hera e 7 përsëri në 20 nëntor 2017, McGoniagl u takua me kryeministrin, shumë e saktë . Po fakti i krimit dhe kompromentimit ku është këtu?
Hëngri darkë me mua në New York, po është e vërtetë, më ka ftuar ai mua, dhe jo unë atë. Ku është krimi.
Po të kisha pasur çfarëdo informacioni për faktin e tmerrshëm se ruset financonin opozitës, do ia përcillja kujtdo që do mundja.
Mund të kishim darkuar edhe më shumë herë
Ka ardhur në Shqipëri dhe e kam takuar
Ku është krimi këtu?”