Një 43 vjeçar me shtetësi turke, dyshohet se është aksidentuar ditën e djeshme gjatë procesit të punës në Fushë-Krujë.
Polica bën me dije se 43-vjeçari me iniciale E.D., ka marrë një dëmtim të lehtë në këmbë, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Pasditen e djeshme, në fabrikën e çimentos, në Fushë Krujë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë procesit të punës, shtetasi turk E. D., 43 vjeç.
43-vjeçari, pasi është asistuar nga shërbimet mjekësore, për dëmtimin e lehtë të marrë në këmbë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.