Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, në seancën e sotme parlamentare, ka riktheksuar edhe njëherë faktin se kreu demokrat është i shpallur non grata nga SHBA. Ai u shpreh se vetëm deputeti Majko do të kishte shpëtuar nëse non-grata do të mund të blihej me para.
“Sikur non-gratat të dilnin si byrekë me lekë, kushedi si do kishin dalë. Vetëm Pandeli Majko do të kishte shpëtuar. Se imagjinoni ç’do ishte bërë me Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn se me mua po e po. Ka 100 vjet që thuhet se Amerika palos dhe Amerika dyllos.” – u shpreh Rama.