Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autorit të krimeve makabër të ndodhura ditën e djeshme në Paskuqan ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht edhe gjendja shëndetësore e nënës së saj paraqitet stabël.
Elena Hysa dhe mamaja e saj Kujtime Hysa janë të shtruara në spitalin e Traumës në kryeqytet pasi ende kanë nevojë për të marrë ndihmë mjekësore.
60-vjeçarja është goditur me thikë nga Hutra, ndërsa Elena Hysa është prekur nga një plumb rikoshet në pjesën e veshit.