Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ‘Marin Barleti’.
Një e moshuar është përplasur nga një automjet tip ‘Fiat’ teksa po kalonte në vizat e bardha. 67-vjeçarja e identifikuar me emrin Eli Puka është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtimin mjekësor dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Shoferit të mjetit i është bërë testi i alkoolit dhe rezultoi i pastër. Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.