Klaudia Lata është një studente 21-vjeçare, e cila është deklaruar e humbur nga familja. Ajo ishte pasagjere në vagonin 2 të aksidentit tragjik të përlasjes së trenave që ndodhi në Greqi.
Familja Lata është një familje emigrante në Larisa, ka njoftuar humbjen e Klaudia Latës.
Shpresat që vajza e tyre të jetë një ndër të mbijetuarëve është shuar, megjithatë ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur të gjithë të humburit.
Ka filluar procesi i identifikimit të ADN-së.