“Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra”/ Vokshi: Marrëdhënia Rama-McGonigal korruptive

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare ka folur edhe për çështjen e logos së PD-së. “Larg duart nga PD”, u shpreh ajo, teksa akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës.

Pjesë nga fjala e Vokshit: “Po mundoheni të kontrolloni vendimet e Gjykatës për opozitën. Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra. Lakmia ka thënë ‘Le Mont’ ishte dhe fundi i McGonigal që do të jetë dhe i Ramës. Ai sot është në burg, edhe Ramën ky fund e pret. E nisim me ngritjen e sistemit të 20% që e ka çuar në 80-90%. Marrëdhënia e Ramës me McGonigal e Ramën është korruptive. Arritja kryesore e qeverisë për 9 vite është shpopullimi. 4000% është rritur numri I shqiptarëve që kanë emigruar me varka. Pse ikin? Se s’ka qeveri. Ikin sepse zgjedhjet blihen, kërcënohen nga patronazhistët dhe tani për perfeksionuar nga Aktiv1sti. Ikin sepse nuk ka siguri në Shqipëri. Dje u vranë 3 gra dhe u plagosën tret të tjera. Masakra mund të ishte shmangur. Shteti ka rënë dhe siguria ndaj grave ka rënë. E ca bënte kryeministri dje? Nxirrte foto nga Italia, në vend që të jepte një mesazh ngushëllimi”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *