“McGonigal” në Kuvend/ Xhaçka: Marrëdhëniet me SHBA, në nivelin më të lartë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare, e ka quajtur kohë të humbur dhe energji e shkuar dëm të gjithë debatin për çështjen ‘McGonigal’. Sipas saj rasti McGonigal nuk është një rast i izoluar.

“Ndër vite opozita ka ngritur sa e sa çështje të tjera po si kjo, në vend që të merret me çështje që realisht ju interesojnë qytetarëve dhe që realisht prekin qytetarët. Ka ardhur një pikë që me t’u mbyllur njëra shpikje, fillojmë e vrasim mendjen cila do të jetë shpikja e radhës

Sepse, nëse ndalesh një moment dhe e analizon ftohtë teorinë e PD për rastin McGonigal, ka vetëm një epitet për ta përshkruar: haluçinante.  Ça mund ta quash tjetër një teori sipas të cilës, Edi Rama në bashkëpunim me McGonigal, pak me ndihmën e rusëve dhe kinezëve, pak në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa, pak me ndihmën e Yuri Kim, dhe patjetër me George Soros në prapaskenë, janë duke punuar së bashku për të shkatërruar demokracinë në Shqipëri” – tha ministrja.

Xhaçka theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të shkëlqyera.

“Jo më larg se të martën foli edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, z. Escobar, i cili e theksoi me zë dhe figurë që kjo çështje nuk i ka cenuar aspak marrëdhëniet dhe nënvizoi edhe nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe SHBA.   Vetëm 4 muaj më parë ne zhvilluam dialogun strategjik me SHBA, ku hodhëm piketat e intensifikimit e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes nesh në çdo fushë, nga mbrojtja e siguria, ku roli i Shqipërisë vlerësohet maksimalisht, tek politikat rajonale, ku

Shqipëria shihet si partneri më i ngushtë e i besuar i SHBA në rajon, tek drejtësia e qeverisja, ku do të vazhdojë mbështetja jetike e SHBA, tek energjia ku Shqipëria shihet si një vend me një potencial të jashtëzakonshëm” – përfundoi ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *