Meta: Shkodranët ndëshkimin bandës së ‘Rilindjes’, do t’ia japin me votë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë në vëmendje edhe një herë qëndrimin e tij për situatën në Shkodër, ndërsa thekson se është e pabesueshme që ky qytet, djep i arsimit është pa drejtori arsimore.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se ndëshkimi me votë do të jetë përgjigja e merituar që shkodranët do t’i japin bandës së “Rilindjes” më 14 Maj

“E pabesueshme që Shkodra, një djep i arsimit dhe kulturës, të jetë sot pa një drejtori arsimore apo drejtori arkivash.
Ndëshkimi me votë do të jetë përgjigja e merituar që shkodranët do t’i japin bandës së “Rilindjes” më 14 Maj. ✌️??”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *