Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka vjedhur një dyqan dukë kërcënuar shitësin.
Mediat greke raportojnë 45-vjeçari ka shantazhuar dhe kërcënuar një 67-vjeçare që punonte në një dyqan shëndetësor, duke i kërkuar shumën prej 800 euro.
Zhvatjet fillimisht janë kryer përmes telefonit derisa dje autori ka shkuar në dyqanin ku punonte 67-vjeçarja dhe e ka kërcënuar se do t’i shkaktojë dëme materiale dyqanit nëse ajo nuk i jep paratë.
Gruaja është trembur dhe i ka dhënë shumën prej 450 eurosh që kishte me vete në atë moment dhe më pas lajmëroi policinë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin 45-vjeçar, i cili sipas informacioneve është i njohur për autoritetet.