Ish-kryetari i bashkisë Lushnje Fatos Tushe është rikthyer në burg pas vendimit të GJKKO.
GJKKO vendosi që Tushe të rikthehet në burg për vuajtjen e dënimit prej 1 viti, në lidhje me veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Njoftimi i plotë:
Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.