Barcelona fitoi me rezultatin 0-1 kundër Real Madridin në transfertë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në stadiumin “Santiago Bernabeu” vendimtar ishte autogoli i Militao në minutën e 27-të të ndeshjes. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do luhet në 5 prill në Barcelonë, për të mësuar skuadrën finaliste të Kupës.
Momenti deçiziv i ndeshjes së djeshme ishte në minutën e 27-të. Një aksion nga e majta e sulmit bëri që Kessie të dilte përballë portierit madrilen, me goditjen e mesfushorit që u devijua nga Militao drejt e në rrjetë.
Arbitri Munuera Montero e anuloi golin për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u caktua si e rregullt.