Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pak përpara nisjes së protestës. Përmes një videoje në ‘Tik Tok’, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të marrin pjesë në protestë.
“Me ketë mesazh ju bëj edhe një herë thirrje në ditën e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës të bashkohem në idealet tona në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo është një protestë për çdo qytetar. Është protestë në radhë të parë e çdo të riu. Është një proteste në të cilën duam të japim mesazhe se do të mbrojmë të ardhmen tonë me këtë revolucion. Por revolucionet kanë dhe duhet të kenë udhëheqës të rinj, guximin qëndresën, idealet ëndrrat e tyre të bukura” – u shpreh Berisha.
@prof.dr.saliberisha
Të mbrojmë të ardhmen tonë në këtë Revolucion! #sb
Mesditën e sotme do të mbahet një protestë kombëtare e thirrur nga opozita. Një pjesë e pjesëmarrësve do të mblidhen fillimisht në selinë blu, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të jenë të shpërndarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Meta do të jenë ndër folësit kryesorë në podium, por nuk do të mungojnë as të tjerët.