Mediat spanjolle raportojnë se mafia shqiptare zbarkoi në Spanjë në vitet 1990. Ata fillimisht u bënë të njohur kryesisht për trafikim personash dhe heroinë.
“Me kalimin e viteve, këto organizata të rrezikshme kriminale – ku përfshihen qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës – janë rritur në mënyrë eksponenciale, duke u bërë mbretërit e trafikut të drogës në vendin tonë dhe në pjesë të tjera të planetit si në Mbretërinë e Bashkuar apo Ekuator”, shkruajnë mediat spanjolle.
Mediat shkruajnë se shqiptarët i kanë fokusuar burimet e tyre tek marijuana duke ngritur plantacione në të gjitha cepat e Spanjës.
“Deri më tani, klanet shqiptare të pranishme në Spanjë kanë vepruar shumë më diskrete në krahasim me mafiozët e tjerë ndërkombëtarë. Ata që janë të përkushtuar ndaj trafikut të drogës mbajnë një profil të ulët , pa e turpëruar veten për të kryer krime publike. Edhe pse janë shumë të dhunshëm, zakonisht nuk e shfaqin në publik. Në këtë mënyrë, ata mund të kalojnë pa u vënë re për të vazhduar prodhimin e marijuanës në një shkallë të gjerë dhe më pas ta prezantojnë atë në Evropë” – thuhet ndër të tjera në artikull.