Çuçi mbërrin në zyrën e Ramës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Rama.

Takimi vjen vetëm një orë para nisjes së protestës së Opozitës. Mendohet se, tema kryesore e bisedës mes Çuçit e Ramës do të jenë pikërisht masat e marra për këtë protestë.

Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *