Gjykata e Apelit do të vendosë sot mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do t’i përkasë Enkelejd Alibeajt apo kryedemokratit Sali Berishës.
Palët kanë mbërritur në sallën gjyqësore teksa pritet edhe ardhja e trupit gjykues. Disa prej tyre shihen të qeshur dhe disa të tjerë jo.
Nuk përjashtohen mundësitë që çështja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe nëse ndodh ky skenar, rrezikon që Partia Demokraike e Berishës mos të regjistrohet në zgjedhje.