“Ose drogën ose gomonen” Balliu: Këtë zgjidhje u ka lënë Rama të rinjve

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi për News24 se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama. I pyetur lidhur me vendimin që pritet të japë sot Gjykata e Apelit për vulën e PD-së ai tha se nuk mund të vendosin këto institucione se kush është opozita.

“Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë larguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve.

Nuk e vendosin gjykatat se cila është opozita. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha.

Do i dalim vend zotit. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit,Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë” – tha Balliu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *