Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij, teksa pritet që demokratët të grumbullohen pëpara godinës së Kryeministrisë.
“Zyra” e Ramës është e rrethuar nga një kordon policor sigurie, pasi aty do të jetë pikërisht vendi ku do të zhvillohet tubimi i sotëm.
Policia ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.