Qytetarët kanë nisur protestën e sotme me pankarta dhe thirrje të shumta. Por ndryshe nga herët e tjera, në protestën e sotme, qytetarët kanë përdorur dhe manekina. Duke u vendosur atyre uniformat e të burgosurve, fytyrën e kryeministrit Edi Rama si dhe ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Me flamujt e Partisë Demokratike dhe flamujt kuqezi, protestuesit janë bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për të protestuar poshtë zyrës së Ramës.