Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendoset fishek te dritarja e zyrës

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës së tij. Në dritaren e zyrës së prokurorit është gjetur një fishek 56 i cili duket se është vendosur në shenjë mesazhi.

Prokurori ka depozituar një kallëzim ndërsa janë nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen e ndodhur. Mësohet se gjatë ditëve të fundit, prokurori, ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privatë. Po zhvillohen hetime edhe për këto telefonata që ai ka marrë.

Dyshohet se këto veprime janë kryer nga persona të cilët kanë pasur çështje që mund të jenë hetuar nga prokurori i cili ka qenë me detyrë në rrethe të ndryshme të vendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *