Një shpërthimi tritoli është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në një makinë në zonën e Komunës së Parisit. Makina është në pronësi të Arjan Muçës dhe mendohej se ai ka qenë “shenjestra”.
Megjithatë, një detaj i dalë së fundmi, mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve.
Kjo sepse prokurori është bashkëshort i gjyqtares te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentjana Muça dhe makina përdorej nga dy për këtë arsye është e paqartë ende si ngjarje.
Po kush është prokurori Muça? Ai ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mësohet se prokurori bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.