Vendimi i Apelit për vulën e PD, Berisha zbulon hapin e radhës: Këto ditë…

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se në ditët në vijim do të mbledhin të gjitha forumet e Partisë Demokratike për të marrë vendimet e duhura pasi gjykata vendosi të kthejë në Shkallë të Parë çështjen për vulën e PD-së.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, Berisha tha se ka besim se ashtu si kapërcyen të gjitha kurthet në të shkuarën, do të kapërcejnë çdo pengesë dhe vështirësi nga Edi Rama.

“U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, çdo shqiptar sot më shumë se kurrë nga guximi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është misioni i lartë moral.

Të mendosh dhe të diktosh tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaja, mban përgjegjësinë dhe dëshmon se je si babai dhe daja yt, një xhelat i të vërtetave, lirisë dhe meriton çdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e kësaj qeverisje armiqësore dhe asgjësuese nga Edi Rama, do marrë vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *