Vendimi i Gjykatës së Apelit, Berisha mbledh nesër Kryesinë e partisë

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 12:00 kryesinë, vendim ky i marrë pas verdikti të Gjykatës së Apelit për vulën.

Në takimin e nesërm pritet të vendoset në lidhje me vazhdimësinë e aksionit opozitar dhe mënyrën se si PD do të garojë në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se pas deklaratës së Sali Berishës për mediat lidhur me vendimin e Apelit për vulën, ky i fundit zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura në seli, me strukturën e PD.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *