Aksidenti tragjik në Greqi/ Ministria e Jashtme konfirmon 4 shqiptarët që humbën jetën (Emrat)

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar ditën e sotme se katër shtetas shqiptarë janë mes viktimave të aksidentit tragjik në Greqi.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, janë bërë të ditur edhe emrat e këtyre shtetasve: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Sakaq pritet identifikimi me anë të testit të ADN-së për një tjetër shqiptar, i cili është deklaruar i zhdukur nga familja dhe policia greke.

Njoftimi:

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *