2.4 tonë kokainë janë kapur në Australi. Kjo sasi vinte nga Meksika dhe sekuestrimi i saj u bë i mundur pas një operacioni policor disa mujor.
Sipas mediave vendase, kjo është sasia është më e madhe e kokainës e gjetur ndonjëherë në vend, me një vlerë deri në 635 milionë euro.
The Guardian raportoi ky operacion ka nisur që në nëntor, kur policia ra në gjurmët e 2.4 tonë drogë nga një anije në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan.
Policia australiane u informua se droga do të mbërrinte më 28 dhjetor dhe se bashkëpunëtorët australianë të trafikantëve po e prisnin. Në total, në kuadër të këtij mega operacioni autoritetet vënë në pranga 12 persona.