Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me grupin e tij të deputetëve pas vendimit të gjykatës për vulën e Partisë Demokratike. Ai i bëri thirrje demokratëve që të mos trishtohen, por të jenë krenarë për rezistencën e tyre. Sipas tij, Rama ka paguar McGonigal për interesat e tij politike.
Berisha: Është një vendim i paralajmëruar. I paralajmëruar nga vetë Taulant Balla në Parlament. I paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, se gjykata do vendosë që vulën t’jua japë vasalëve, veglave apo shërbëtorëve të Edvinit. T’jua heqë anëtarësisë së PD dhe t’jua japë Edvinit. Edi Rama, një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës “bravën” dhe i ngeli në derë të shtëpisë.
Tani i jep vulën Lulzim Bravës. Vula do ngelet në turpin më të madh të tij. Vula është e anëtarëve të PD-së. Siç tha prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, në hirin e Senatin e SHBA-së, se çdo njeri që paguan një nënpunës të administratës amerikane për shërbimet e tij, kërcënon sigurinë e SHBA-ve.
Rama pagoi McGonigal, direkt për interesa të pushtetit të tij. E pagoi si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Sot demokratët ndihen më krenarë se kurrë, sepse kundrejt këtij kurthi Makbethian, kundrejt agresionit brutal të mafies më të rrezikshme të planetit, Rama-McGonigal. Gonigal kishte ekip Dorian Duçkën, Mark Rossinin, Agron Nezën dhe të tjerë.
Të gjitha këto u bënë që të asgjësojnë PD-në. E theksoj këtu në këto momente se demokratët, jo që nuk duan të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenar për qëndresën e tyre epike ndaj mafies më të rrezikshme të planetit. Përpjekjeve kriminale të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës. Këto përpjekje nuk ishte i përfshirë vetëm McGonigal. Kaq i angazhuar dhe McGonigali me fustan, apo zonja Yuri Kim.