Lionel Messi kishte menduar tërheqjen nga kombëtarja pas botërorit në Katar në vitin 2022. Por, fitimi i Kupës së Botës e bëri të tërhiqej nga ky vendim.
Kapiteni i Argjentinës është gati që të vazhdojë të kontribuojë për përfaqësuesen, të paktën edhe për vitin 2023.
Trajneri Lionel Skaloni, ka rinovuar me federatën argjentinase të futbollit deri në vitin 2026. Ai do të drejtojë përfaqësuesen në dy kompeticionet të vështira, Copa America 2024 dhe Kupa e Botës 2026.
Tekniku 44-vjeçar ka grumbulluar 26 futbollistët të cilët u shpallën kampionë në Katar përfshirë këtu edhe yllin e PSG-së.
Messi deklaroi pas suksesit në Katar se është gati të luajë në kualifikueset e Copa America.