Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, lidhur me përkatësinë e vulës demokrate. Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka ndikuar në të dhe tashmë “të gjejë vend dhe ta fusë”. Ish-presidenti theksoi se qytetarët duhet të jenë bashkë në 14 maj për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.
“Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë! Ky do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cënojë të ardhmen e vendit. Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do të jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërheque investitorë serioz, do të ketë ndryshime të mëdha”, tha Meta.