Albin Kurti zhvillon bisedë telefonike me Erdogan; ja për çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ata biseduan mbi ecurinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Presidenti turk përshëndeti rezultatin e arritur pas takimit Kurti-Vuçiç.

“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Kurti shprehu sërish ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit shkatërrimtar që tronditi Turqinë muajin e kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *