Dy nga banoret e Big Brother VIP Dea dhe Olta që nga nisja kanë pasur një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, por hyrja e Shpatit, ndryshoi gjithçka mes tyre. Ato të dyja kanë debatuar me njëra-tjetrën dhe shkak për këtë është bërë raporti mes Deas dhe Shpatit. Veç kësaj, “mollë sherri” mes tyre u bërë edhe zgjedhja e Deas, e cila “selektoi” Luizin si partner për “Dancing With Big Brother”. Sipas Oltës, Deas i interesonte të kërcente me Luizin.
Olta: U bë e dyta situatë që Dea e ka patur shtëpinë kundër, njëra ishte ajo me Ermionën dhe tjetra debati me mua. Kur pash në “prime” që nisi të qeshte me Luizin, thash e paska pasur të gjithën lojë. Unë nuk u ndjeva mirë dhe mendova ta sqaroja me të këtë situatë. Biseda doli në kuptime të tjera dhe në situata të tjera. Unë doja të kuptoja nëse ajo vërtetë u ndje keq për komentin tim lidhur me Shpatin, apo nëse ajo e pëlqente vërtetë.
Dea: Nuk e kuptoj se Olta nuk është e drejtëpërdrejtë.
Olta: Marrëdhënia më Shpatin ka qenë për të trazuar ujrat, ka qenë lojë.
Dea: E nisëm me mërzinë që pate kur më pe me Luizin që ne qeshëm. Jam e sigurt qe ka qenë një batutë kot. Jam ndjerë keq për ofendimet që Luizi më bëri atë ditë. Unë nuk është që e pata qejf Shpatit.
Olta: Mua nuk mu duk sikur qeshe kot me të. Ty të pëlqeu. Mund ta konfirmojë dhe Luizi. Fola dhe me Nitën dhe kisha dyshimet e mia. Të thash që do flasim vesh dhe madje këmbëngule.
Dea: Kur e folë ne sy të të gjithë shtëpisë, ç’kuptim kishte të flisnim veç?
Olta: Këmbënugle ta bëjmë këtu bisedën dhe ashtu bëmë.
Dea: Ti e gjete si shkak që të nxirrje një muhabet të mëparshëm. Çdo veprim timin këta e shohin me lupë.
Luizi: Unë nuk të llogaris fare mi Dea.
Dea: Po, e di sa nuk më llogarit. Fole tre orë për mua atë ditë. Kur erdhi puna e zgjedhjes, realisht thash po e lë kështu siç është pasi po të zgjidhja Shpatin, do niste ndonjë gjë. Duke bërë atë që më caktoi Big Brother, thash se nuk do merren më me mua.
Kristi: Më vjen inat që Shpati u vu në pozitë të vështirë nga kjo gjë.
Nita: Atë ditë kur u bë loja e Deas me ushtrime, për mua ishte një Déjà vu. Është një sistem që Luizi e ka fajin edhe vet. Ai i përdor në forma të ndryshme.
Dea: O Nita, si mund të duket “sistem Luiz” ky?
Nita: Ky ishte i pari që e mori vesh që ishte lojë.
Dea: Ne folëm si njerëz, çfarë doni ju tani që unë të them që mes nesh ka një aleancë të fshehtë?
Luiz: Unë kam aleancë të fshehtë me të gjithë.