SHBA/ Demokratja Marianne Williamson sfidon Biden për zgjedhjet e 2024

Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht kandidimin për Presidente, duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Presidentin Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024.

“Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në çeljen e fushatës në kryeqytetin e vendit.

70- vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike – një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it.

Fushata Williamson përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”.

E lindur në Teksas ajo është autore e më shumë se 10 librave. Në vitet 1980, ajo hapi “Qendrën për të Jetuar” në Los Anxhelos dhe më vonë në Nju Jork, në mbështetje të personave me HIV dhe AIDS. Ajo drejtoi një fushatë të pasuksesshme si kandidate e pavarur për të qenë përfaqësuese e Kalifornisë në Kongres në vitin 2014 dhe mbështeti Senatorin e Vermontit Bernie Sanders në vitin 2016.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *