Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për 23-vjeçarin, Damiano Sejko i cili u arrestua dy ditë më parë me 3 armë zjarri dhe 500 gr eksploziv me telekomandë. Para gjyqtarit vlonjati nuk ka pranuar të japë shpjegime lidhur me vendin ku kishte marrë armët dhe kundër kujt do i përdorte.
Por policia ka dijeni dhe e ka mbajtur të fshehtë shënjestrën e atentatit për shkak të sekretit hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjes së gjithë personave që mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të të riut.
Në total u sekuestruan 500 gr eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.