Studiuesit bëjnë zbulimin e madh, por nuk i japin dot shpjegim (FOTO)

Një varr masiv misterioz është zbuluar nga arkeologët në Kroaci. Gropa e madhe përmban mbetje të 41 personave që u masakruan rreth 6.200 vite më parë. Mbetet ende e panjohur se çfarë e shkaktoi masakrën, por sipas studiuesve ngjarjen e përgjakshme mund ta ketë shkaktuar popullsia në rritje ose ndryshimi i klimës.

Analizat gjenetike të skeleteve të gjetura në Potocani, Kroaci, zbuluan 21 meshkuj dhe 20 femra, të moshave 2 deri në 50 vjeç. Disa prej tyre ishin nga e njëjta familje. U gjendën eshtrat e babait me dy vajzat dhe nipin e tij, një babai dhe djalit të tij adoleshent, një djali të ri së bashku me tezen, ndërsa të tjerët nuk kishin lidhje gjenetike me njëri-tjetrin.

 

Të 41 viktimat u gjetën në një gropë tre metra të thellë dhe gjashtë metra të gjerë. Kockat dhe qeramika që u gjendën në gropë datojnë në kulturën e epokës së bakrit ‘Lasinja’, e cila shtrihej në Kroaci, Slloveni, në një pjesë të Bosnjës, Hungari dhe Austri.

Kafkat e gjashtë fëmijëve, të tre burrave të rritur dhe katër grave të rritura, kishin lëndime të ngjashme në kokë, të cilat ishin bërë nga një larmi armësh, duke indikuar një episod të vetëm ekzekutimi.

Duke qenë se studiuesit nuk ishin në gjendje të shpjegonin saktësisht se çfarë ndodhi me këta persona dhe si arritën në këtë fund të tmerrshëm, ata thanë se masakrën e shkaktuan kushtet e pafavorshme klimatike dhe numri i madh i popullsisë në atë periudhë.

Përshtati: Priza.al/Burimi: DailyMail

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-9347417/Mysterious-mass-grave-discovered-Croatia-contains-41-people-slaughtered-6-200-years-ago.html

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *