Tritoli jashtë zyrave të OSHEE/ Autorët shmangën kamerat e sigurisë

Shpërthimi i ndodhur pas mesnatës së djeshme në automjetin e parkuar në ambientet e jashtme të OSHEE në Bushat është ende pa autor.

Kjo pasi në kamerat e sigurisë shihet vetëm momenti i shpërthimit të tritolit tek automjeti i OSHEE-së së Bushatit ndërsa autorët nuk janë kapur nga kamerat e sigurisë për shkak se rrezja e kamerave nuk përfshin pjesën e rrugës.

Nga dyshimet e grupit hetimor, autorët mendohet se kanë ndezur fillimisht fitilin e lëndës eksplozive dhe më pas nga rruga në një distancë jo shumë të madhe e kanë hedhur tek automjeti i OSHEE.

Menjëherë pas shpërthimit autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Janë ende të paqarta arsyet e shpërthimit të tritolit pranë zyrave të OSHEE.

Policia e Shkodrës është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme që çuan në këtë ngjarje. Pas shpërthimit grupi hetimor sekuestroi automjetin e dëmtuar të OSHEE. Ndërkohë janë shkaktuar edhe dëme të tjera materiale pasi janë thyer xhamat e godinës së OSHEE në Bushat dhe xhami i një lokali tjetër ngjitur me OSHEE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *