Berisha: Më dërguan njerëz për koalicion Basha-Rama, i kundërshtova

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se gjykatësit e Apelit lexuan si vendim një shkresë të hartuar nga Elira Kokona, një eksponentë e rrezikshme e mafies së Ramës, siç e quajti ai.

Duke folur në mbledhjen me kandidatët e Primareve, Berisha tha se “në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore. Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës. Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës”.

Sipas tij “ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *